Balluku inspekton punimet në rrugën Tiranë-Durrës, do shtohen korsi në të dy krahët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 16:05
Pak ditë para se Kuvendi të miratojë buxhetin e vitit 2024, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se shpejt do të nisë projekti për zgjerimin e rrugës Tiranë Durrës.
Qarkullimit do ti shtohen korsi në të dy krahët.
Edhe aksi që nga Kombinati drejt qytetit bregdetar do të rehabilitohet.
Gjithashtu ajo foli edhe për dy projekte të tjera.
Deklaratat Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku i bëri gjatë inspektimit të punimeve, tashmë të përfunduara të segmentit nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave që ishte amortizuar.
