VIDEO/ Rama viziton kantierin e ballinës ujore: Shkodra ka nevojë për hyrje dinjitoze

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shkodrën, ku u ndal në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re të qytetit, një projekt madhor me një hapësirë të rikualifikuar rekreative për qytetin.

Kryeministri Rama bëri të ditur se Shkodra, një qytet me potencial kaq të madh ka nevojë për një hyrje dinjitoze, pasi është i vetmi qytet pa hyrje.

Kantieri i ballinës ujore të hyrjes së re të Shkodrës, një projekt madhor me një hapësirë të rikualifikuar rekreative për qytetin, parashikon rikualifikimin e parkut prej 17 ha dhe do të ketë mjedise sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte e panaire, si dhe një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna.