NDËRTIMI NUK BIE/ Nëntori shënoi më shumë kontrata, çmimet do vijojnë rritjen. Bie besimi te Industria dhe Tregtia
Ndërtimi ka vijuar të shënojë rritje edhe në muajin nëntor. Banka e shqipërisë raporton se janë regjistruar më shumë kontrata dhe situata parashikohet e njëjtë edhe vitin e ardhshëm. Në të kundërt në industry dhe në shërbime ka rënie të besimit
Treguesi i besimit për biznesin shënoi rënie në muajin nëntor. Sipas bankës së shqipërisë tkurrja me 1.6 pikë është kryesisht në shërbime dhe në tregti.
Por negativisht ka reflektuar edhe sektori i industrisë. Në këtë fushë bizneset u shprehën më pesimiste lidhur me kontratat porositës, kryesisht ato të lidhura me eksportin.
Por ato raportuan të përmirësuar prodhimin edhe prirjet në tregti paraqesin të njëjtin fenomen teksa çmimet pritet të kenë një stanjacion në të kundërt me këto është ndërtimi ai që vijon të lulëzojë.
Madje optimizmi është rritur me 4.4 për qind ose e dhënë ndryshe me 20 pikë më shumë nga mesatarja vjetore.
Banka e Shqipërisë zbulon se nuk janë vetëm lejet e ndërtimit, por edhe kontratat e lidhura kanë njohur rritje të ndjeshme.
Kjo është shoqëruar dhe me parashikimin për shtrenjtimin për m2 dhe po ashtu edhe për më shumë të punësuar
edhe besimi I konsumatorit është tkurrur në muajin nëntor ndonëse me një nivel prej 07 pikë për qindje.
Banka e Shqipërisë veçon se ka më pak optimizëm për blerje me shuma të mëda duke treguar tendencën për kursime. Pavarësisht se nëntori shënon rënie të besimit në mesatare viti 2023 qëndron ende me 9 pikë më lart.

