Pensionistët marrin bonusin e fundvitit: Do blejmë ushqime për vitin e ri
Bonusi i fundvitit nisi të shpërndahet këtë të hënë për të giithë përfituesit! Pensionistët, thonë se do ta përdorin kryesisht për festat e fundvitit.
Traditë pensionistët do të marrin shpërblin prej 5 mijë lekësh nga qeveria.
Këtë të hënë çdo pensionist që ka marrë pensionin ka marrë dhe shpërblimin ndërsa shprehen falenderues thonë se me ato para do të blejnë ushqime për tryezën e vitit të ri.
Pensionistët nisën këtë të hënë të tërheqin shpërblimin e qeverisë për fundvit.
Disa thonë se paratë do ti përdorin për ushqimet e darkës së vitit të ri.
'’Faleminderit, këto shpenzimet e vitit të ri. Do marrim edhe pak mish. Do blejm një gjel deti’’, thanë disa prej pensionisteve.
E vlerësojnë vendimin e qeverisë që mendoi për ta dhe këtë vit, por Kërkesa e tyre vijon të jetë për rritje të pensioneve.
‘’Ti themi qeverisë na jep atë që na takon’’, tha një pensionist.
Tashmë është kthyer në traditë që qeveria të shpërndajë për festast e fundvitit bonusin për pensionistët që këtë vit do të jetë në vlerën e 5 mijë lekë ndërsa ky është bonusi I dytë brenda vitit pas atij të akorduar në muajin prill.
