Albi Doka pas barazimit në derbi: Tirana duhet të fitonte sot. Incidenti me Rrapajn? Nerva loje

Futbollisti i Tiranës, Albi Doka pas barazimit në derbin me Partizanin tha se ekipi i tij duhet të fitonte në ndeshjen e sotme.

Doka: Me thënë të drejtën kemi pasur paraqitje pozitive, por nuk jemi të kënaqur me rezultatin sepse duhet të fitonim. Fati kështu e ka dhe ndeshja mbaroi barazim dhe ishte rezultat i drejtë.

Presion është sepse duhet të fitojmë me rezultat pozitiv dhe duhet të fitojmë për tifozët tanë, por kështu është fati, barazuam, shpresojmë në derbin tjetër.