Futbollisti serb largohet në shtëpi pasi u rrëzua në fushë nga problemi me zemrën, reagon edhe i vëllai

Dragisha Gudelj është rrëzuar sërish sot në fushën e futbollit dhe kështu ka shqetësuar gjithë opinionin futbollistik në Serbi.

Ishte minuta e 28-të e ndeshjes Melija - Kordoba kur vëllai i kombëtares serbe Nemanja Gudelj pësoi një atak kardiak.

Kjo nuk është hera e parë që i ndodh Gudelit, pasi ai u rrëzua edhe në një ndeshje në mars të këtij viti.

Fatmirësisht sot gjendja nuk ishte aq e rëndë sa herën e kaluar, ndaj Dragisha u la të kthehet në shtëpi pasi kaloi disa orë në spital dhe videoja që u shfaq në rrjetet sociale ka gëzuar shumë njerëz.