“Luftë” te shkallët, paqe në fushë/ Tirana dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë mes tensioneve dhe ndërprerjeve të lojës

Ka përfunduar supersfida e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i kryeqytetit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Me nga një gol në çdo pjesë, bardheblutë dhe të kuqtë ndajnë nga një pikë nga sfida e “Air Albania”.

Takimi filloi me disa minuta vonesë për shkak të tymueseve të hedhura nga tifozët e Tiranës.

E para që gjeti golin në pjesën e parë ishte skuadra e Julian Ahmataj, me të zakonshmin Florent Hasani. Sulmuesi lëshoi të majtën në zonë duke mos i dhënë asnjë shans portierit Pano Qirko.

Në pjesën e dytë trajneri i Partizanit Abilaliaj bëri disa zëvëndësime duke futur në fushë edhe autorin e golit të barazimit Keko, që vendosi baraspeshën mes skuadrave.

Gjatë lojës pati edhe tensione mes lojtarëve. Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka dhe ai i Partizanit Arinaldo Rrapaj u kapën mes tyre në një dyluftim për top që për pak sa nuk përfundoi në përplasje fizike.

Ky barazim i mban skuadrat në të njëjtat pozicione në renditje. Tirana është e treta me 22 pikë, 7 më pak se Partizani i vendit të dytë. Ndërsa në krye, prej javësh tashmë qëndron Egnatia.

GOLAT E NDESHJES