VIDEO/ Chelsea fiton me vuajtje ndaj Brighton, Liverpooli triumf spektakolar në duelin me 7 gola kundër Fulham

Chelsea fitoi ndaj Brighton me rezultatin 3-2 në ndeshjen e javës së 14-të të Premier League.

Fernandez dhe Colwill shënuan për vendasit, ndërsa Buonanotte dhe Joao Pedro shënuan për Brighton.

Chelsea luajti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Gallagher në minutën e 45′.

Armando Broja u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Mudryk, por nuk mundi të linte shenjë.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea renditet në vend të 10-të me 19 pikë, ndërsa Brighton ndodhet në vend të tetë me 22 pikë.

Liverpool triumfoi 4-3 kundër Fulham në “Anfield” në një duel spektakolar. Alexander-Arnold, Mac Allister dhe Endo shënuan për Liverpool, ndërsa Wilson, Tete dhe De Cordova-Reid realizuan për Fulham.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vend të dytë me 31 pikë, ndërsa Fulham renditet në vend të 14-të me 15 pikë.