Dinamo fiton pastër ndaj Laçit, ngjitet në vendin e pestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 20:21
Dinamo City triumfoi 2-0 ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të në Superiore. Andoni zhbllokoi sfidën në minutën e 44-t, ndërsa në pjesën e dytë, kurbinasit u shfaqën kërkues, duke krijuar disa raste për shënim, por portieri Sali ishte i pakalueshëm.
Pas një kundërsulmi Dinamo dyfishoi shifrat, me Patrik Bardhin, që vulosi shifrat në 2-0. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 16 pikë.
