VIDEO/ Ndalet Leverkuseni, s’ka fitues në super duelin ndaj Dortmundit

Ndeshja e javës së 13-të në Bundesliga, mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund, përfundoi pa një fitues, me rezultatin 1-1.

Në këtë mënyrë u ndal seria prej 8 fitoreve radhazi e ekipit të Xabi Alonsos.

Mesfushori norvegjez Ryerson shënoi shpejt në minutën e pestë, ndërsa një gol i bukur i Florian Wirtz u anulua nga VAR-i në shtesën e pjesës së parë.

Victor Boniface shënoi për Leverkusen në minutën e 81, duke barazuar shifrat.

Skuadra Xabi Alonso dominoi pjesën e dytë të ndeshjes, por presioni i tyre nuk solli përmbysje të rezultatit.