Britania i jep “Çmimin e Ekselencës” Policisë së Shtetit, Balla: Sundimin e ligjit do ta çojmë në një tjetër nivel

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.

Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili hskruan se lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Balla: Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës 2023, duke vlerësuar përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.

Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.