“Katastrofa” e 14 majit, a do të shkarkohet Sali Berisha? Gazetari: Ja çfarë pritet të ndodhë më 2 dhjetor
Më datë 2 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të grupimit që njihet ndryshe si Rithemelimi.
Në rend dite është planifikuar të mbahet votëbesimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Dhe ajo që pritet me interes është se çfarë do të ndodhë në këto punime nëse demokratët do të kenë vullnetin për t’u ndarë nga lideri historik i tyre.
Lidhur me këtë çështje, gazetari Isa Myzyraj në një raportim për “Ora News”, ndërsa solli të rejat më btë fundit të organizimit, theksoi se në thelb nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë e papritur në këtë Kuvend.
Ai tha se po ashtu në këtë Kuvend do të ketë diskutime mbi situatën politike apo aksionin politik të Partisë Demokratike.
“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.
Por me shumë gjasë nuk pritet të ketë ndonjë të papritur në këtë vendimmarrje të demokratëve.
Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, raportoi ndër të tjera gazetari Isa Myzyraj.


