VIDEO/ Kaderi "shpërthen" në lot teksa rrëfen historinë e saj: Jam rritur me njerkë...

Banorja më e re e spektaklit televiziv “BBVK2”, Kader Kicaj, vazhdon të ketë vëmendjen e publikut, kjo për shkak të përfshirjes së saj në debate të ndryshme me banorët.

Por, krahas kësaj, Kaderi ka preferuar që të flas shumë pak për jetën e saj private, megjithatë ajo e “hapi zemrën” së fundmi me miqtë e saj, Albyn, Lumbardhin dhe Monikën.

Mes lotëve, Kaderi për herë të parë ka treguar se është rritur pa nënë dhe se e ka e ndjerë mungesën e saj gjatë tërë jetës.

Madje ajo tha se kjo i ka shkaktuar frikës se një gjë e tillë mund t’i ndodh edhe kur ajo vet të bëhet nënë.

“Po mërzitem kur po ju shoh ty (Albyn) dhe Monikën për fëmijët e juaj, është diçka që më prek shumë, unë jam rritur me njerkë, për këtë jam shumë më e fortë edhe për këtë arsye vetëbesimi më është rritur shumë se ndoshta nëse do i kisha të gjitha në jetë nuk do e kisha këtë guxim që e kam, sepse shtylla e një fëmijë është nëna, pastaj vjen babai, pse thonë se nëna është ajo që i mbledh fëmijët në sofër, e kam një peng në jetë se them “ç’ka nëse nesër martohem dhe bëj fëmijë dhe me i lënë fëmijët e mi sikur e ka bërë nëna ime”, nuk e paramendoj jetën time ashtu, për ata e kam frikë që ta gjej një njeri dhe nuk më ecën fati me të deri në fund, është ndryshe kur fëmijët i rrit vet, se ndryshe kur rriten me të dy prindërit”, tha mes lotësh Kaderi.