111-vite Pavarësi, festë e arrestime në Londër, flet organizatori i tubimit, Omi: Gjithçka, e provokuar dhe keqdashëse ndaj shqiptarëve

Mijëra shqiptarë në Londër kanë festuar mbrëmjen e 28 Nëntorit 111 vjetorin e Pavarësinë, duke “pushtuar” rrugët e kryeqytetit britanik.

Por mediat në Britaninë e Madhe raportuan se policia ka arrestuar disa persona, të cilët kanë hedhur fishekzjarrë.

Sipas Daily Mail, rrugët rreth Ëestminsterit u bllokuan nga turmat e njerëzve që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarrë, me Audi, Mercedes dhe makina sportive të konvertueshme që shiheshin duke lëvizur në trotuar dhe duke i rënë borive.

Lidhur me këto festime planprishëse për britanikët, Enkeleid Omi, organizator i tubimit të shqiptarëve në Londër në një lidhje me skype për “Ora News” raportoi situatën e krijuar gjatë këtyre festimeve të dy ditëve më parë.

“Tashmë dihet që mediat britanike nuk ndalen me lajmet e tyre anti-shqiptare. Normal që në tubime të tilla ka dhe lajme kundra nesh që përdoren nga mediat dhe që përdoren nga politikanë të veçantë.

Çdo gjë që u organizua dhe u zhvillua atë ditë ishte brenda rregullave dhe konform ligjit. pasi lejet janë marrë personalisht nga unë.

Nuk mun dt quhen incidente nëse ti shtyn një polic që vjen dhe të intimidon, ku gjetëm dhjetëra furgonë dhe qindra policë aty, dhe kjo prezencë e madhe e policisë akom apa filluar festa ishte tejet negative ndaj komunitetit tonë.

Përveç disa fishekzjarrëve që janë hedhur disa qindra metra larg sheshit ku u bënë festimet.

Janë shoqëruar 12 shqiptarë atë natë, por janë liruar tashmë. Ka pasur informacione edhe për disa shqiptarë që kanë qenë pa letra, por nuk e di si është vepruar me ta atë natë”, u shpreh Enkeleid Omi, organizator i tubimit të shqiptarëve në Londër.