Krasniqi: Merkeli shembjen e Murit të Berlinit e pa në TV, politikanët tanë bëjnë sikur e rrëzuan ata, janë totalisht ndryshe në dokumente
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në Ora News, profesori Afrim Krasniqi tregoi një histori interesante lidhur me ish-kancelaren Merkel dhe rrëzimin e murit të Berlinit.
Krasniqi tha se vetë Merkel ka treguar se atë natë ka qenë në një festë dhe më pas e ka parë në TV ngjarjen, ndërsa politikanë shqiptarë gënjejnë se kanë ndezur gjithë natën zgjuar.
Krasniqi: Kjo më kujton një histori me rrëzimin e Murit të Berlinit, ku në një përvjetor unë kam bërë një artikull. Atë ditë Merkel ka dhënë një intervistë dhe ka thënë se atë ditë ishte në një festë dhe më pas kur ka shkuar në shtëpi dhe aty e ka marrë vesh kur u rrezua muri.
Ama kam parë lidera tanë politikë në televizion, edhe ish-kryeministra, të gjithë tregonin që kur u rrëzua muri kanë ndenjur të gjithë zgjuar sikur e kishin rrëzuar këta. Kur kam parë dokumentet e Arkivit jam ndjerë i trishtuar lidhur me elitat politika tonat, sepse janë krejt e kundërta e asaj që janë sot. Ca emra që kam përmendur nuk kanë folur se i kam me dokumente.
