Tetë viktima pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 16:24
Një aeroplan ushtarak amerikan me tetë persona në bord është rrëzuar pranë Japonisë. Roja bregdetare e Japonisë tha se avioni Osprey u rrëzua në brigjet e ishullit Yakushima në Japoninë jugperëndimore, njofton Kyodo News.
Roja Bregdetare njoftoi se aksidenti u njoftua rreth orës 14:45 sipas kohës lokale. Mediat raportojnë se rrënojat e avionit me siguri janë gjetur pranë vendit të rrëzimit, por ende nuk ka asnjë lajm për fatin e anëtarëve të bordit.
