Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, BE marrëveshje paraprake për uljen e emetimeve industriale
Në përpjekje për të frenuar ndotjen e mjedisit në tokë ajër dhe ujë, Bashkimi europian ka arritur një marrëveshje paraprake për uljen e emetimeve nga industritë! Rregullat që nësë miratohen do të hyjnë në fuqi në vitin 2030, prekin edhe fermat e mëdha!
Vendet anëtare të bashkimit europian kanë arritur një marrëveshje paraprake për frenimin e emetimeve industriale, që përfshin masa të rrepta për minierat dhe fermat e mëdha blegotorale!
‘do të përmirësojmë aksesin e publikut në informacion mbi këtë cështje" tha në një deklaratë këshilli evropian, duke shtuar se gjobat do të jenë të ashpra për kompanitë në shkelje.
Marrëveshja, që parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2030, synon të ulë ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit nga kompanitë duke rishikuar rregullat ekzistuese për clirimin e karbonit dhe mbetjet e landfilleve.
Ajo gjithashtu do të përditësoj të dhënat në një regjistër evropian të çlirimit dhe transferimit të ndotësve toksikë.
Fermat e mëdha të derrave me më shumë se 350 kafshë dhe fermat e shpendëve me më shumë se 300 pula do të ndikohen nga politikat e reja.
Gjithashtu minierat industriale të tilla si hekuri, bakri, ari, nikeli dhe platini janë të përfshira, teksa sipas deklaratës së ke, minierat e mineraleve mund të futen në një fazë tjetër.
Çdo vend i be-së do të jetë përgjegjës për lëshimin e lejeve për kompanitë e prekura nga rregullat, nëse ato mund të tregojnë se përmbushin standardet përkatëse.
Marrëveshja e bllokut europian vjen në përpjekje për të frenuar krizën klimatike, për të cilën ka kohë që është ngritur alarmi
