Lufta në Izrael: Hamasi thotë se është gati të zgjasë armëpushimin për katër ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 14:26
Hamasi “është dakord të zgjasë armëpushimin me katër ditë”, i tha AFP sot një burim i afërt me lëvizjen islamike palestineze, pasi marrëveshja Izrael-Hamas për shkëmbimin e të burgosurve izraelit peng-për-palestinez dhe armëpushimin humanitar në Gaza skadon nesër, të enjten, ne mengjes.
“Hamasi është në gjendje të lirojë të burgosurit izraelitë që mban me lëvizjet e tjera të rezistencës dhe partitë e tjera gjatë kësaj periudhe, sipas marrëveshjes aktuale dhe në të njëjtat kushte,” tha burimi për AFP .
