Vrau njerkun dhe plagosi rëndë nënën e tij, pranga autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 14:24
Një krim i rëndë ka tronditur Italinë në orët e fundit.
50-vjeçari Germano Riccioni, u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Priverno, në provincën Latina.
Partnerja e tij Adele Coluzzi, 57 vjeç, u plagos rëndë dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka alarmuar fqinjët e ciftit, të cilët kanë telefonuar policinë. Sakaq dyshohet se autor është djali i 57-vjeçares, i cili u arrestua.
