Kuleba: Ukraina nuk do të dorëzohet, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 14:38
"Mesazhi që dua të sjell është se ne duhet të vazhdojmë, duhet të luftojmë, Ukraina nuk do të dorëzohet, ne duam të rifitojmë territoret në kufirin e njohur të vitit 1991", deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke mbërritur në Bruksel për këshillin e parë NATO-Ukrainë në nivel ministror.
Lidhur me fushën e betejës, Kuleba mohoi se ka ndonjë “ngërç”. “Është gjithmonë e lehtë të këshillosh të tjerët të heqin dorë dhe të bëjnë lëshime. Ata duhet ta bëjnë këtë së pari”, theksoi Kuleba duke iu drejtuar Kremlinit zyrtar.
