Ukraina histori pa Rusinë, 90 akademikë për të rishkruar tekstet pa ndikimin e Moskës
Ukraina do të rishkruajë historinë e saj pa hijen e Rusisë nga pas. 90 akademikë, Ukrainës dhe të huaj janë mbledhur në Londër për të vendosur kontributet historike të vendit të tyre në hartë larg hijes së Rusisë.
Teksa në muaji shkurt të 2024 behen 2 vite nga sulmet e rusisë në Ukrain, kjo e fundit do të rishkruajë historinë e saj pa hijen e Mosksë nga pas.
Iniciativa Globale e Historisë së Ukrainës, me bazë në Londër, ka bërë bashkë 90 akademikë për të vendosur kontributet historike të vendit të tyre në hartë.
Historianët duan që historia e Ukrainës të zërë vendin e saj mes një morie historish globale, duke filluar nga historia e grekëve të lashtë që themeluan emporia-n tregtare në Detin e Zi, deri te lidhjet me Bizantin e më pas me vikingët që sundoi politikën mesjetare të Rusisë.
“E gjithë historia e Luftës së Dytë Botërore duket ndryshe nëse kupton se qëllimi kryesor i luftës i Gjermanisë ishte pushtimi i Ukrainës.
Dhe unë do të guxoja të them se historia e shekullit të 21-të duket ndryshe nëse kupton arsyet pse Ukraina i rezistoi pushtimit rus.”
Vepra e Vladimir Putin “Për unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve“, botuar në verën e vitit 2021, varionte mbi 1000 vjet histori në 7500 fjalët e saj për të pohuar se të dy vendet janë “një popull”.
Ndrësa nisma e fundit nga historianet ka qenë e planifikuar shumë kokë përpara pushtimit të plotë të Ukrainës.
