Eskalon debati mes Ganiut dhe Kaderit: Burrec i vogël, pa karakter...

Dy prej banorëve të spektaklit televiziv "BBVK2", Gani Gërmia dhe Kader Kicaj, ditën e sotme (e mërkurë) kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Në një moment debatit iu bashkuan edhe disa banorë të tjerë, ndërsa modelja e injoronte vazhdimisht Ganinë duke e quajtur atë "burrec i vogël" dhe fjalë të tjera ofenduese.

"Burrec i vogël je, pa karakter që i shan femrat lidhje e pa lidhje. Shko tani te femrat dhe kërko falje. Ti për dy sekonda del prej vetes", u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, konkurrenti nuk ia ka "lënë mangut" duke e "thumbuar" atë për paraqitjen kur fitoi kurorën e më të bukurës së Prizrenit në vitin 2016.

"A ke ditur të ecësh kur je zgjedhur "Miss 2016"? A ke ndonjë shkollë të mbaruar? Në 2016 a ke ditur që të ecësh", u shpreh konkurrenti.