Ja pse Samanta Karavella u largua nga gara e "Festivalit të Këngës"

Tërheqja e papritur nga gara e edicionit 62 të "Festivalit të Këngës" e këngëtareve të njohura, Samanta Karavellas dhe Kejsi Tolës, solli shumë pikëpyetje për mënyrën e organizimit të Festivalit të famshëm.

Të dyja artistet u tërhoqën në të njëjtën kohë nga gara pa dhënë një arsye konkrete mbi atë se çfarë mund të kishte ndodhur.

Së fundmi menaxheri i Samantës, Arian Demolli i ftuar në emisionin "Top Albania Radio", tha:

"Shumë më kanë shkruar dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s'ka pasur asnjë lidhje me ne."

Dy artistet janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet me këngën "Edhe një herë" dhe Irma Lepuri me këngën "Më prit".