VIDEO/ Çfarë i dhuroi vetes Vis Pupa për 28 nëntor?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 09:35
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka zbuluar dhuratën që i ka bërë vetes në 28-nëntor. Përmes një postimi në rrjetin social "Instagram", Pupa ka publikuar një video teksa shfaqej duke bërë një tatuazh krahun e një shqiponje.
Tatuazhi i cili është në hapat e para duket se është një simbol i atdhe-dashurisë.
"E shef se çfarë dhurate i bëra vetes për 28-nëntor? Vazhdo luaji duart plako se me datë 29 duhet me i shtuar edhe një kallash kësaj", thotë në notat e humorit artisti.
