Krizë në çiftin mbretëror? Princ Leka shton dyshimet me veprimin e fundit
Çifti mbretëror shqiptar Princ Leka dhe Princeshë Elia duket se po kalojnë ditë të vështira.
Kjo pasi prej disa javësh, Princ Leka ll dhe princeshë Elia Zaharia nuk janë parë më bashkë në asnjë eveniment, madje Princi ka shkuar i pashoqëruar edhe në pritjen që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka bërë në "Pallatin e Brigadave", në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një ndarje mes çiftit.
Princ Leka II prej kohësh tashmë nuk e ndjek më princeshë Elia Zaharia Zogun në rrjetin social "Instagram", dhe as ditëlindjen e vajzës së tyre nuk e kanë festuar bashkë.
Kujtoj ë që Princi i ka fshirë të gjitha fotot me princeshë Elian, ndërsa kjo e fundit e ndjek Princin në rrjetet sociale.
