U eliminua javën e kaluar, Ina Kollçaku nuk i kursen komentet për jurinë: Nuk po e justifikon pozicionin...

Psikologja, Ina Kollcaku, është konkurrentja e fundit që është larguar nga gara e spektaklit të kër imit "DWTS".

Ajo është edhe një nga konkurrentet që ka pasur më shumë përplasje dhe pakënaqësi nga ana e jurisë, të cilat nuk ngurronte t'i shprehte publikisht para tyre.

Pas eliminimit, Ina ka qenë e ftuar në një intervistë për emisionin "Top Albania Radio", ku i janë kërkuar disa komente për anëtarët e jurisë.

“Olta është shumë "funny" dhe mendoj që çdo juri duhet të ketë një Olta. Por Olta ka një problem shumë të madh. E di se çfarë duhet të thotë, por nuk e mbron dot atë që thotë", u shpreh Ina për aktoren, ndërsa më pas komentoi edhe Ilir Shaqirin duke thënë:

"Mendoj që nuk i shpëton dot marrjes së vëmendjes dhe egocentrizmit të tij edhe kur është duke folur për të tjerët."

Për sa i përket Valbona Selimllarit, Ina u shpreh se tenton të mbajë balanca por gjithmonë i prish ato.

Ndërsa për Lorin, ajo tha: "Lori mua më pëlqen shumë në juri. Mendoj që ishte një pozicion i merituar, por nuk mendoj që po e justifikon pozicionin".