"Edhe nëse s'do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë", ja si reaguan familjarët e Ballist Morinës kur ai ngriti flamurin shqiptar në Serbi
Tifozi i zjarrtë i Kombëtares, Ballist Morina, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "Ftesë në 5", ku tregoi se çfarë i tha nëna e tij pasi ngriti flamurin e "Shqipërisë së Madhe", në mes të Beogradit. Morina tha se mamaja e tij u shqetësua shumë për të, nëse do të dilte i gjallë nga Serbia, ndërsa babai ishte më i qetë.
"Atë natë që ka ndodh rasti, pasi kam kaluar kufirin e Serbisë kam lajmëruar në shtëpi. Shqetësimi ishte se si do dilja. E dinin që do shkoja në Beograd si tifoz. Djemtë e axhës më kanë ndihmuar të krijoj flamurin dhe ata ishin në dijeni. Në moment që ka dalë flamuri janë hedh nga emocionet, dhe e kanë kuptuar që jam mbas kësaj ngjarje", tha Morina.
"Plaku, që iu preftë shpirti në paqe, kishte thënë: "Edhe nëse s'do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë". Nëna nuk është shumë e interesuar nga aspekti kombëtar dhe i intereson më shumë djali i saj. Plaku është i interesuar nga pjesa tjetër, jo që nuk më do, se kam pas një marrëdhënie të. Gjëja e parë që më ka thënë nëna është konflikti që ka pas me burrin e vet, me babin tim", tregon Ballist Morina.

