Zjarr i madh në Vlorë, përfshihet nga flakët një servis makinash pranë Sheshit të Flamurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2023, 11:55
Një zjarr i madh ka përfshirë një godinë në Vlorë, e cila në katin e parë shërben si pikë për shitje makinash, ndërsa kati i dytë është banesë.
Janë evakuuar banorët, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq po mundohen edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët.
Mësohet se nuk ka të lënduar por dëmet materiale janë të shumta.
