Emocionon Pirro Çako, vjen me një dedikim për partneren dhe djalin Amadeusin. Super klip balada “Tjeter njeri”
Këngëtari i njohur Pirro Çako vjen me surprizë për fansat e tij në muzikë. Një këngë e re, që është një dedikim personal i këngëtarit për të birin e tij të vogël, e që mban titullin “Tjetër Njeri”.
“Kisha humbur krejt nga sytë e mija dritën… ti më zgjove nga ky gjumë, të kem një këngë më shumë”, thuhet mes rreshtash të kësaj kënge kaq të ndjerë.
Një detaj interesant në këtë këngë, është “dueti” që Pirro Çako ka bërë me vogëlushin e tij, i cili këndon po ashtu me të. Në këtë videoklip, po ashtu, shfaqet edhe partnerja e këngëtarit, duke plotësuar kështu portretin e bukur familjar.
Kompozitori dhe Kantautori i njohur i muzikës Shqiptare Pirro Çako, ka lançuar këngën e dyte te Triptik, titulluar “Tjeter njeri”.
Kënga është një baladë emocionuese dhe mjaft qetësuese një relaks i vërtetë, që i dedikohet familjes së tij, parteres dhe djalit të tyre, Amadeus. Ne fund te kenges zeri i femijes, eshte regjistruar live gjate momentin te kompozimit nga i ati.
Balada është realizuar me një super klip, duke sjellë një mesazh për dashurinë e vërtetë.
Producentët e klipit kanë zgjedhur një nga Vilat në bregdetin Shqiptar, ndërsa personazhet e këtij klipi janë vetëm ata, Pirro, partnerja dhe djali i tyre.
Vetëm në pak orë lançim në platformën “Youtube”, kënga ka marë mjaft pëlqime dhe komente pozitive.
“…Një ringritje e merituar e familjes…”-ka shkruar një nga adhuruesin e Pirro Çakos, pasi ka dëgjuar tingujt e muzikës dhe tekstin e kësaj balade emocionuese.
“…Oh çfarë paqe të sjell në shpirt kjo këngë. Pirro Çako, sapo përcolle edhe një mesazh brilant se familja është pasuria më e madhe në këtë botë…”-shkruan dikush tjetër.
Kënga vjen si pjesë e projektit “Triptik” të Pirro Çakos, i cili 20 ditë më parë lançoi në kanalin e tij në “Youtube”, baladën e parë të titulluar “Shpirt”.
Tashmë kompozitori i njohur është në përbyllje të këtij projekti, pasi së shpejti do lançojë këngën e tretë, të titulluar “Radio në qiell”.
Pirro Çako, pak ditë më parë u shfaq në koncertin recital të organizuar në Tiranë nga këngëtarja e njohur Elsa Lila.
Çako, tashmë konsiderohet si elita e jetës artistike dhe muzikore në Shqipëri, duke sjellë dhjetëra e dhjetëra prodhime muzikore të realizuara solo dhe bashkëpunime me këngëtarë të rinj të estradës shqiptare.
Bashkëpunimet e Pirron Çakos, kohët e fundit kanë qënë me Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, dhe shumë këngëtarë të njohur.
