Kim Kardashian tregon përvojën më të keqe në Met Gala: Kam qarë kur Robin u tall me mua...

Biznesmenia e njohur, Kim Kardashian ka kujtuar së fundmi një nga paraqitjet në mbrëmjet e përvitshme të Met Gala në New York.

10 vjet më parë Kim bashkë me ish-bashkëshortin Kanye West, kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit North West dhe zgjodhi një fustan me motive florale dhe qafë të lartë nga stilisti Givenchy.

Por në një nga episodet e programit "reality", "The Kardashians", Kim pranon se asokohe kishte pasur kritika të shumta për paraqitjen.

Një prej kritikëve online të veshjes ishte dhe aktori i njohur Robin Williams, i cili kishte postuar një foto të Kim atë natë dhe të personazhit të tij të famshëm zonja e moshuar Doubtfire që mbante një fustan të ngjashëm, ndërsa i ndjeri Robin shkruante në koment:

"Mendoj se mua më shkon më shumë!"

Duke kujtuar komentet e atëhershme 43-vjeçarja Kim, thotë se e kishte bërë për të qarë.

"Unë qava kur Robin Williams tallej me mua dhe shkruante se cilës i rrinte më mirë veshja, mua apo zonjës Doubtfire," tha ajo.

Kim Kardashian tregon përvojën më të keqe në Met Gala: