U sulmua nga Qeveria izraelite, Gigi Hadid reagon sërish për vendin e saj: Do të ishte komike...

Modelja e njohur, Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina ka shprehur mbështetjen për vendin e saj në rrjetet sociale pas sulmeve nga Qeveria Izraelite.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social "Instagram", ajo i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët nga Qeveria izraelite, duke u shprehur se ata e shohin çdo shtetas palestinez si terrorist, por kjo sipas saj nuk është jo vetëm e vërtetë por as edhe e drejtë.

"Izraeli çdo palestinas e sheh si "terrorist", çdo person që mbështet të drejtat palestineze si "antisemit" dhe çdo hebre që është kundër veprimeve të qeverisë si "i vetë urryer", madje u them se të heqin dorë nga Judaizmi. Pra, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të gabuar përveç Izraelit? Nëse nuk do të ishte kaq e keqe dhe shqetësuese, do të ishte komike", shkroi ajo në "Instagram".

U sulmua nga Qeveria izraelite, Gigi Hadid reagon sërish për vendin e