VIDEO/ Ganiu bën deklaratën e fortë: Buçi më ka kërcënuar…

Mbrëmjen e së premtes, spektakli televiziv "BBVK2", ka nisur me debate të forta, ku Ganiu akuzoi Buçin për shantazh jashtë shtëpisë para se të hynin në spektakël.

"Para se me hy në shtëpi, mua më kanë kontaktuar disa persona që kam raport të mirë me ta jashtë, po janë edhe të afërm të Buçit", ka filluar deklaratën Ganiu.

"Unë shkova në njërën nga diskotekat e Prishtinës, në një vend privat e pashë një telefon. Dhe jam dalë përballë vendit që isha dhe e prita personit kush po vjen me e nxjerrë prej sirtarit, dhe e pashë që është ai. Unë i pashë bashkë prej katit të dytë. E tash a ka pasur incizim a jo, nuk e di, se unë kam qenë lakuriq i kam kryer nevojat e mia. Por prej asaj dite unë e kam një brengë që ekziston një shantazh te unë", u shpreh Ganiu.