Einxhel feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur e mori nga Dagz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2023, 10:20
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira feston sot 34 vjetorin e lindjes.
Orët e para të mëngjesit ajo i priti me urimet më të përzemërta nga familjarët, miqtë, të afërmit dhe admiruesit e saj.
Sigurisht, ai më i veçanti ishte urimi i partnerit të saj Dj Dagz. Ai ka postuar në rrjetin social "Instagram" një video të Einxhelit me djalin e tyre, Trev, duke i kushtuar fjalët më të ëmbla.
"Jeta ime! Urime ditëlindja! E di që kjo ditëlindje do të jetë më e bukur meqë e kemi dhuratën më të mirë në botë, Trevin. Te duam përjetësisht!", ka shkruar Dagz krahas videos.
