Vllaznia bën “paqe” me Laçin, Skënderbeu mund Teutën
Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Ndonëse rastet nuk munguan, nga të dyja krahët, me skuadrat që iu afruan golit, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Një barazim, që nuk kënaq asnjërën nga skuadrat, pasi Laçi zbret në vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e shtatë me 14 pikë.
Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Korçarët e nisën mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh me Frenklin në minutën e 13-të dhe më pas dyfishuan me Liçon me penallti.
Në minutën e 45-të, Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë, pasi Nikaj u ndëshkua me karton të kuq.
Në pjesën e dytë, Teuta ishte më kërkuese dhe me një lojtar më shumë, ia dolën të gjejnë golin me Peposhin në minutën e 73-të.
Kur durrsakët ishin hedhur në sulm për golin e barazimit, erdhi edhe goli i tretë për vendasit. Rashica merr një top të shkëlqyer në zonë dhe i vetëm me portierin Dema.
Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 17 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 12 pikë.

