“Një humbje e madhe”- Ilir Meta: Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të humorit, Zef Deda.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Meta shprehet: “Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve”.

“Një humbje e madhe për humorin dhe artin shqiptar ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun, Zef Deda.

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Deda.

Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, thekson ish-Presidenti.