E trishtë/ Ndërron jetë aktori i njohur i humorit Zef Deda

Ndërron jetë aktori i njohur i humorit Zef Deda. Lajmi është konfirmuar nga i biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, Jualian Deda. 

Mësohet se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Zef Deda nihet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. 

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

E trishtë/ Ndërron jetë aktori i njohur i humorit Zef Deda