Apostulli/ "A e dinte se përgjohej nga FBI? Kishte Fan Noli një McGonigal?" Ja përgjigja e Ilir Ikonomit
Gazetari Ilir Ikonomi ka botuar vëllimin e parë të biografisë ‘Apostulli’ Fan Noli. Në këtë libër Ikonomi përshkruan jetën e Fan Stilian Nolit në periudhën që fillon me arritjen e tij në SHBA në vitin 1906 dhe mbaron me vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri.
I ftuar në ‘A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, Ikonomi shprehet se kjo hobi e tij I ka ndryshuar jetën rrënjësisht.
Teksa shpjegon me detaje të gjithë përmbajtjen e këtij vëllimi të tij të parë, ndër të tjera, I pyetur nga Krasta me nota humori se nëse ishte Noli në dijeni se përgjohej nga FBI ashtu si McGonigal, ai shprehet sipas mendimit të tij se kjo gjë nuk mund ti kishte shpëtuar atij.
Ikonomi: Është e vërtetë që ka qënë një ndryshim rrënjësor në jetën time. Në fillim e quaja hobi por tani është kthyer gati gati në profesion. Unë shkruaj biografi, kam një pikësynim të qartë se çfarë duhet të bëj. Nuk është histori, është biografi, është tjetër gjë. Kësaj radhe kam ardhur me librin ‘Apostulli’ me Fan Nolin, vëllimin e parë të librit të biografisë.
Krasta: A e dinte Noli se përgjohej nga FBI? Kishte Noli një McGonigal?
Ikonomi: Më duket se e dinte por nuk jam I sigurt sepse nuk kam gjetur dëshmi për këtë dhe jam I interesuar ti gjej. Unë mendoj se ai e kuptonte se përgjohej. Ky përgjimi i Nolit ka qënë një gjë e pabesueshme nga një pikëpamje. Noli përgjohej si një agjent I austriakëve, si një proaustriak sepse kishte ardhur nga Austria.


