Armët luksoze të shqiptarëve, ekspozita e veçantë në Shkodër për festat kombëtare
Pushkët e zbukuruara me ar, argjend e fildish, të prodhuara në mbi 2 shekuj më parë janë ekspozuar në muzeun e shkodrës. Po ashtu edhe disa prej shpatave më të veçanta do të mund të shihen nga publiku në festat kombëtare
Kjo është një prej pushkëve, e modelit Hutë të prodhuar në SHBA që Ali Pash Gucia ka mbajtur në vitet 1860.
E veshurme fildish e argjend tregon rangun e të zotit.
Të tjera arm të zbukuruara me serm po ashtu janë bërë pjesë e ekspozitës së hapur në Shkodër.
Të prodhuara në shekullin e 18 dhe 19 e më pas të veshura me material të ccmuar nga zejtarët e zonës
Madje edhe në jug si kjo që i përket vitit 1812, në muze janë pasqyruar edhe shpata që i përkasin disa shekujve më parë
Petrit Bilali që ka punuar për restaurimin dhe konservimin flet për të veccantat e armëve
Muzeu do të qëndrojë i hapur deri më 29 nëntor duke u shndërruar në një tjetër formë të kujtesës së vendit në festat kombëtare.
