''Mësoni Arbërisht'', gjuhëtarët: E ruajtur ndër shekuj me fanatizëm, sot rrezikohet. Në samitin e Diasporës prezantohen veshjet dhe gatimet
Pas shekujsh e ruajtur me fanatizëm, arbëreshët rrezikojnë të humbasin gjuhën amë. Për këtë në samitin e diasporës u kërkua që të vendoset si lëndë në shkollat në itali ku ky komunitet jeton e punon
Samiti i Diasporës në tiranë nisi me shpalosjen e kulturës arbëreshe. Jo vetëm këngët, por veshje dhe gastronomia që I ka rrënjët shekuj më parë.
Ekspozita u shijua nga pjesëmarrësit, nga pijet, frutat dhe te ëmbëlsirat tradicionale.
Gjuha është ajo që tretet ndër vite si pasojë edhe të ndikimit të gjuhës vendase. Ndaj Në Panel, ekspertët e albanalogjisë, e cilësuan domosdoshmëri që komunitetet ta mësojnë në shkolla për të mos e humbur trashëgiminë e të parëve.
Ruajtja e traditës, fesë dhe kulturës arbëreshe e ruajtur për mbi 500 vite me fanatizëm është konsideruar në rrezik, ndaj u kërkua marrja e masave.
Për ta bërë edhe më të lehtë leximin dhe shkrimin e gjuhës amntare në panel u prezantuan edhe disa forma të teksteve.
