“Unë e dua Flamurin”, “Unë e dua Shipërinë”/ Fëmijët kuqezi “pushtojnë” Ersekën

Në prag të festave të nëntorit fëmijët e kopshteve dhe shkollave në Ersekë kanë demonstruar të veshur kuq e zi në një paradë.

Të vegjlit shprehen krenarë për këtë organizim që vjen për herë të parë dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

“Unë e dua Flamurin”, thotë njëri prej nxënësve.

“Unë e dua Shipërinë”, thotë një vogëlushe.

“Të duash veten dhe Shqipërinë”, thotë vogëlushja tjetër.

Nënkryetarja e Bashkisë ssë Kolonjës, Eristana Gjergji tha se ndihet mirë duke parë fëmijët dhe të rinjtë të veshur kuqezi, të cilët kanë sjellë nota festive në sheshin “Rilindja”.

“Është një atmosferë fantastike dhe entuziaste, e transmetuar nëpërmjet përkushtimit të mësuesve të shkollës “Petro Nini Luarasi”, arsimit parashkollor gjithashtu, por patjetër që eëdhe ndikimi i Drejtorisë së Zhvillimit të Fëmijëve, Qendrës Kulturore të Fëmijëve që kanë dhënë këtë produkt të jashtëzakonshëm. Festat kombëtare kanë startuar tashmë, ky është vetëm fillimi”, tha ajo.

Ky aktivitet ka çelur po ashtu tiparin e aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit .