Kaosi në Kuvend, reagon ambasada italiane në Tiranë: Mazhoranca dhe opozita të punojnë bashkë që Parlamenti të ushtrojë detyrën e tij

Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për zhvillimet e fundit në Parlamentin Shqiptar. Ambasada e Italisë në Shqipëri në reagimin e tij nxit shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku.

Reagim i ambasadës italiane:

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar.

Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë.

Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.