ShBA, Dita e Falenderimeve, zjarrfikësit dhe agjencitë qeveritare paralajmërojnë qytetarët

Dita e Falënderimeve është festa më e rëndësishme në SHBA, por gjithashtu edhe dita me më tepër punë për zjarrfikësit. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë gatimit të Gjelit të detit.

Të enjten është dita e falenderimeve, një prej festave më të rëndësishme në Amerikë.

Por zjarrfikësit dhe agjencitë qeveritare të SHBA kanë ngritur shqetësimin për rreziqet e pjekjes së gjelave të detit, jo në sobë, por me zjarr.

Komisioni Amerikan për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorit, në paralajmërimin e tij vjetor, u tha qytetarëve që "të gatuajnë gjelin, jashtë shtëpive" për të shmangur zjarret e mundshme që mund të dëmtojnë jetët e tyre.

Në një video të postuar në internet tregojnë praktikën që duhet përdorur për të shmangur çdo rrezik.

Zjarrfikësit në Nevada, japin edhe recetën se si duhet gatuar gjeli i detit pa shkaktuar probleme: Shkrini fillimisht zogjtë siç  duhet, e përdorni sasinë e duhur të vajit, shprehen ata duek u kërkuar që të sigurohen që temperatura të mos i kalojë 163 gradë.

Në vitin 2021, rreth 1160 zjarre në shtëpi u raportuan në shkallë kombëtare në Ditën e Falënderimeve , një rritje prej 297% mbi mesataren ditore.

Gjelat e detit janë një ushqim tradicional i kësaj feste në SHBA-së, e cila këtë vit mbahet më 23 nëntor.

Dita e shënuar mbahet të enjten e katërt të Nëntorit , siç specifikohet në një rezolutë të përbashkët të miratuar nga Kongresi në 1941 dhe një shpallje e lëshuar nga Presidenti Franklin D. Roosevelt në vitin 1942.

Ndërkohë që nga viti 1957, Dita e Falenderimeve festohet në Kanada të hënën e dytë të tetorit.