Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2023, 09:06
Një tërmet me magnitudë 6.2 u regjistrua sot në ishullin indonezian të Halmahera, sipas Qendrës Gjeoshkencore Gjermane Kërkimore (GFZ).
Sipas institutit, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 120 kilometrash, shkruajnë mediat e huaja.
Agjencia e reagimit emergjent të Indonezisë nuk u përgjigj kur është kontaktuar për të parë nëse ishte raportuar ndonjë dëm.
Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën "unaza e zjarrit" e Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet jashtëzakonisht intensiv sizmik dhe vullkanik.
