Xhihadi Islamik njoftoi vdekjen e penges, 76-vjeçare izraelite: "Armiku pengoi ta lironim"

Organizata e Xhihadit Islamik Palestinez njoftoi të martën vonë vdekjen e një pengu izraelit që e kishte mbajtur që nga sulmet e 7 tetorit në Izrael.

“Ne kemi shprehur më parë gatishmërinë tonë për ta liruar atë për arsye humanitare, por armiku e pengoi atë dhe kjo çoi në vdekjen e saj,” tha Brigada Al Quds në kanalin e saj Telegram.

Sipas Jerusalem Post, bëhet fjalë për 76-vjeçaren Katzir Hanna , e cila u rrëmbye nga kibuci Nir Oz.