Aksident në Zvicër, makina përplas për vdekje 83-vjeçarin shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Horgen të Zvicrës ku një 83-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë. pas goditjes nga një veturë.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende të paqarta. Sipas gazetës zvicerane Blick, këmbësori është përplasur dhe është hedhur disa metra larg. Në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë konstatuar vdekjen e 83-vjeçarit nga Kosova.

Policia zvicerane bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën.