60 vjet nga vrasja e John F. Kennedy: A i jemi afruar së vërtetës? Teoritë nuk mungojnë
Data 22 nëntor shënon plote 60 vjet nga vrasja e John F. Kennedy. Ndërsa teoritë për vrasjen e tij nuk mungojnë. E duket se Familjen Kennedy e ka ndjekur tersi, në vitin 1968 Bobby Kennedy, vëllai Ish presidentit u vra, dhe më pas djali I tij ndërroi jetë nga rrëzimi i një avioni luftarak më 16 korrik 1999.
Prej dekadash kineastët dhe autorët përpiqen të zbardhin të vërtetën për vrasjen e John F. Kennedyt, por shumica e tyre hasin në terr.
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, që kalonte përmes Dallasit, ai goditi në grykë presidentin John F. Kennedy.
Pak sekonda më vonë koka e tij ra mbrapsht, pasi u prek nga një plumb i dytë vdekjeprurës. Vrasja brutale në publik e Kennedyt është fiksuar në një xhirim nga amatori Abraham Zapruder me një film me ngjyra prej 8 milimetrash.
Materiali filmik i Zapruderit le të hamendësosh, se atentatori i pandehur Lee Harvey Osëald, një ish-ushtar i marinës asokohe 24 vjeçar, nuk ka vepruar i vetëm.
60 vjet pas kësaj dite, që tronditi botën, shumë vazhdojnë të shtrojnë pyetjen, se nga erdhën plumbat. Ndërsa teorit nuk mungojn. E saktë është, se Kennedy përpara emërimit president kishte pasur lidhje të ngushta me mafien. E pas marrjes së postit iu kundërvu gangsterëve.
Por kjo është vetëm njëra nga teoritë, që janë krijuar që pas ditës fatale. Vepra më e njohur për sfondin e vrasjes së JFK është eposi filmik i Oliver Stone “JFK – Vendngjarja Dallas” i vitit 1994.
Familjen Kennedy duket se e ka ndjekur tersi: Vëllari më i ri i JFK, Bobby Kennedy u vra më 1968.
I biri i ish-presidentit të SHBA-së ndërroi jetë nga rrëzimi i një avioni luftarak më 16 korrik 1999 pranë ishullit Martha’s Vineyard.
Kennedy Jr. në kohën e funeralit të të atit ishte tre vjeç dhe salutonte përpara arkivolit me naivitet dhe gjeste të mëdha të pavullnetshme, që sot konsiderohen si ikonike.
