Pheniani lëshon satelitin spiun, KCNA publikon foto të liderit Kim Jong Un me ekipin
Pas tre dështimeve në 6 muaj, Koreja e Veriut ka lëshuar një satelit spiun në hapësirë. Suksesin e Phenianit e kanë konfirmuar edhe rivalët e Koresë së Jugut.
Bëhet fjalë për satelitn e i quajtur Malligyong-1, dhe sipas medias shtetërore KCNA raketa u ngrit në orën 22:42 të martën në mbrëmje nga stacioni i nisjes Sohae.
Menjëherë pas lajmit zyrtarët në vendet fqinje si dhe ekspertët në mbarë botën u përpoqën të verifikojnë pretendimin, i cili përbën shkelje të rezolutave të vjetra të Kombeve të Bashkuara të vendosura mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Çdo lëshim nga Koreja e Veriut duke përdorur teknologjinë e raketave balistike është në kundërshtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres.
Shtëpia e Bardhë e quajti lëvizjen një "shkelje të pacipë" të rezolutave të OKB-së, ndërsa kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, dënoi lëshimin, që mund të ketë fluturuar mbi prefekturën Okinaua japoneze, në drejtim të Oqeanit Paqësor.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut publikuan fotot të liderit Kim Jong Un të buzëqeshur, ku duket i rrethuar me shkencëtarë dhe inxhiniere me uniforma të bardha.
Koreja e Jugut po mban nën monitorim kufirin e saj me veriun, ndërsa nëse pretendimi do të ishte i vërtetë, sateliti spiun aq i lakmuar nga Kim Jong Un do mund të monitoronte cdo lëvizje dhe të realizojë lirshëm çdo komplot.
Seuli akuzoi se Koreja e veriut po bashkëpunon me Moskën, pasi në shtator liderët patën takimin e tyre të fundit.