Riatdhesohet nga Gaza familja shqiptare, Hasani: Operacioni sfidues u krye me sukses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 18:09
Një familje shqiptare u riatdhesua nga Gaza, duke iu bashkuar kështu edhe pjesës tjetër të kësaj familje që erdhën në vend në fillim të muajit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale.
Hasani tha se “më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji”.
“Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit.
Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, tha Hasani.
