Buxheti 2024, Rama: Mbështetje për mbi 8 mijë gra kryefamiljare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2023, 13:54
Qeveria shqiptare do të vijojë mbështetjen për gratë kryefamiljare edhe me buxhetin e vitit 2024.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se “mbi 8,000 gra kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale edhe me buxhetin e vitit 2024”.
Paketa e Mbrojtjes Sociale 2024 parashikon gjithashtu skemën për mbështetjen e 161,000 personave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve të tyre, të cilët do të përfitojnë pagesa nga fondi prej 17.9 miliardë lekë.
Po ashtu, përfitues nga skema do të jenë edhe 64 mijë familje ose individë me probleme ekonomike. Bonusi i bebes do të vijojë të zbatohet edhe në 2024 me një fond prej 2.2 miliardë lekë.
