Beqaj të hënën në orën 12:00 do të merret në pyetje nga SAPK dhe do t’i komunikohet masa

Ditën e hënë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merret në pyetje dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë në orën 12:00.

Ndërkohë vetë, Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga dy postet shtetërore që ai mbante pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i bllokoi pasaportën.

Po ashtu ai ka vendosur të largohet edhe nga grupi negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Vendimin thotë se e ka marrë pasi SPAK i ngriti tre akuza për çështjen e sterilizimit.

Përmes një reagimi në Facebook ish ministri i shëndetësisë shprehet se të premten e kanë kontaktuar oficerët e SPAK dhe BKH që i kanë kërkuar të paraqitet ku i kanë komunikuar vendimin e GJKKO të firmosur nga Erjon Bani.

Megjithatë ai shprehet se ka rezerva dhe janë identifikuar shkelje si proceduriale dhe materiale, por se nuk do të bëjë ankimim dhe do të zbatojë masën e marrë ndaj tij.